Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Francës, Olivier Guérot.
Hamza ka njoftuar se në takim kanë diskutuar për nevojën e rritjes së bashkëpunimit dhe koordinimit në çështjet me interes dypalësh, por edhe në interes të forcimit të paqes, bashkëjetesës dhe sigurisë në Kosovë e rajon.
“Franca është partnere strategjike e Kosovës për forcimin e perspektives euroatlantike dhe zhvillimin ekonomik. Si mike e dëshmuar, ajo na ka mbështetur në të gjitha proceset jetike për vendin dhe është adresë shumë e rëndësishme për integrimin e shteteve që aspirojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian” shkruan Hamza raporton Gazeta Blic.
Postimi i plotë:


