Ceremonia e ndarjes së Topit të Artë, trofeu individual më prestigjioz në botën e futbollit, do të zhvillohet më 28 tetor 2024.
Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë fituar së bashku 13 trofe të tillë në 15 vitet e fundit. Vetëm Luka Modric (2018) dhe Karim Benzema (2022) arritën ta fitojnë këtë trofe në këto vite, transmeton GazetaBlic Sport.
Duke qenë se dy lojtarët nuk luajnë më në futbollin europian, Topi i Artë i radhës do të përfundojë në krahët e një tjetër futbollisti dhe favoritët në këtë garë janë Vinicius Jr dhe Rodri.
Botimi Goal ka bërë një renditje të futbollistëve që kanë shanse për të fituar trofeun e lakmuar dhe në pozitën e parë është ylli i Real Madridit, i ndjekur nga lojtari i Manchester Cityt.
10. Nico Williams (Athletic Bilbao)
9. Phil Foden (Manchester City)
8. Harry Kane (Bayern Munich)
7. Kylian Mbappe (Real Madrid)
6. Toni Kroos – në pension
5. Lautaro Martinez (Inter Milan)
4. Dani Carvajal (Real Madrid)
3. Jude Bellingham (Real Madrid)
2. Rodri (Manchester City)
1. Vinicius Jr. (Real Madrid)
/GazetaBlic Sport/


