Janë therur me thikë dy persona në Gjakovë, ku si pasojë janë arrestuar tre të dyshuar.
Në raportin e Policisë thuhet se të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se për motive të panjohura kanë sulmuar me mjete të mprehta-thika dy viktimat meshkuj kosovarë. Lidhur me rastin viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, dhe njëri është liruar”, thuhet tutje në raportin e policies”, thuhet në raportin e plotë të Policisë.


