Sporti

Gjyqtaret kosovare do të referojnë në UEFA Women’s Champions League

09/04/2024 09:29
nga:Mergim Rreci

Gjyqtareve kosovare, Rita Vehapit(gjyqtare kryesore) dhe Fitore Govorit(asistente) u besohen nga UEFA ndeshjet në UEFA Women’s Champions League 2024/25, raundi 1 / CP-Grupi 10.

Ferencvarosi TC – Tallinna FC është ndeshja që do të gjykohet nga gjyqtaret e Kosovës, njofton FFK, transmeton GazetaBlic Sport.

Kjo ndeshje do të zhvillohet sot, më 4 shtator, me fillim në orën 16:30.

Ndeshja e radhës ku Vehapi do të jetë gjyqtare e katërt dhe Govori asistente, do të zhvillohet ditën e shtunë, më 7 shtator.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen në Budapest, Hungari.

/GazetaBlic Sport/