Lajme

Dështon shkarkimi i kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

09/03/2024 21:53
nga:Y I

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk kaloi interpelanca ndaj kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi.

Kështu ka dështuar interpelanca e dorëzuar në Kuvend nga grupi parlamentar i “Së Majtës”

Në Kuvend votuan 93 deputetë, 72 votuan kundër, ndërsa 21 “pro”.

Më këtë, Afrim Gashi mbetet kryetar i Kuvendit të Maqedonisë, ka raportuar Alsat.