Lajme

Azemi thotë se “në Bllokun B1 në Kosova B, ka dy javë që nuk po punojnë filtrat pastrues”

09/03/2024 21:39
nga:Genita C

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Visar Azemi, ka thënë se ka informacione se në Bllokun B1 në Kosova B të KEK-ut, nuk janë duke punuar filterat pastrues.

Ai ka thënë se ky problem nuk po zgjidhet, teksa qytetarëve po iu rrezikohet shëndeti.

“Sanimi i këtij problemi nuk kërkon kaq kohëzgjatje. Motivet e kësaj zvarritjeje nuk është që i dimë, por duke njohur praktikat e mëhershme të neglizhencës në remontin e blloqeve për arsye përfitimi të individëve të caktuar, situata bëhet e dyshimtë. Prandaj, dikush duhet të japë përgjigjje e përgjegjësi, e këta pergjegjës duhet të hetohen deri në fund!” – ka shkruar ai në Facebook.

Më tej, ai ka thënë se KEK-u është shndërruar në një ndërmarrje që i shërben mafisë energjetike të Albin Kurtit.

Reagimi i tij:

Në KEK-un e keqpërdorimeve të panumërta të pushtetit, vijon të ketë probleme që i kushtojnë ndërmarrjes, e mbi të gjitha qytetarëve. Sipas disa informacioneve të fundit, në Bllokun B1 në Kosova B, ka dy javë që nuk po punojnë filtrat pastrues. Rezultati është një pluhur që s’është hasur këtu e 15 vjet. Shtresat e pluhurit në nivele alarmante po prekin e rrezikojnë shëndetin e mijëra qytetarëve që jetojnë në Obiliq e komunat përreth.

Sanimi i këtij problemi nuk kërkon kaq kohëzgjatje. Motivet e kësaj zvarritjeje nuk është që i dimë, por duke njohur praktikat e mëhershme të neglizhencës në remontin e blloqeve për arsye përfitimi të individëve të caktuar, situata bëhet e dyshimtë. Prandaj, dikush duhet të japë përgjigjje e përgjegjësi, e këta pergjegjës duhet të hetohen deri në fund!

Është e papranueshme që KEK-u është shndërruar në ndërmarrje që i shërben mafisë energjetike të Albin Kurtit, njeriut që ka kundërshtuar çdo projekt për rritjen e kapaciteteve gjeneruese të energjisë elektrike. Edhe më e papranueshme kur kjo qytetarit sot i kushton edhe me shëndet.