Më në fund, Roma transferoi mbrojtësin, Mats Hummels.
Ish-qendërmbrojtësi i Borussia Dortmund ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me klubin italian, përcjell GazetaBlic Sport.
Vendimi i Romës për t’u riangazhuar erdhi sot, duke i çuar shpejt negociatat në një pikë vendimtare. Nëse gjithçka shkon sipas planit, mbrojtësi gjerman së shpejti do t’i bashkohet skuadrës së Daniele De Rossit, duke sjellë përvojën dhe qëndrueshmërinë e tij në mbrojtjen e Giallorossi.
Ky transferim paraqet një hap të rëndësishëm për Romën, e cila synon të forcojë skuadrën.
/GazetaBlic Sport


