Të dielën, 34-vjeçari Thomas Muller shkroi historinë e Bayern Munichut. Sulmuesi shkroi historinë e gjigantëve bavarez dhe u bë lojtari me më shumë paraqitje në historinë e klubit. Kundër Freiburgut, ai veshi fanellën e Bayernit për herë të 710-të. Pep Guardiola, i cili drejtoi Muller në Bayern nga viti 2013 deri në 2016, foli gjithashtu për të:
“Nuk ka asnjë lojtar si Thomas Muller! Ai është një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e Bayernit dhe futbollit në përgjithësi. Jo vetëm për shkak të titujve të tij të shumtë, por edhe sepse ai është plotësisht i fokusuar kur skuadra e tij ka nevojë për të. Ai nuk nënvlerësohet. tifozët e futbollit nga e gjithë bota e dinë se sa i rëndësishëm është ai në fushë.
Humbëm 1:2 kundër Juventusit një minutë para fundit në Ligën e Kampionëve 2016. Müller shënoi për të barazuar dhe siguroi kohën shtesë në të cilën fituam 4:2. Kur futbollistët shënojnë gol sot, vrapojnë dhe festojnë vetëm. Thomas është ndryshe, ndoshta më bujar se të tjerët. Ai dëshiron të përqafojë shokët e tij të skuadrës pas golit”.
/GazetaBlic Sport


