Sporti

Sulmuesi i Rumanisë para duelit me Kosovën: Jemi shumë të motivuar

09/03/2024 16:50
nga:Lorik J

Kombëtarja e Kosovës e pret Rumaninë të premten me fillim nga ora 20:45, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kosova dhe Rumania hapin kualifikueset për Ligën e Kombeve në grupin të J të Ligës C, shkruan GazetaBlic Sport.

Ianis Hagi, futbollisti i kombëtares rumune ka potencuar se motivimi i tyre është shumë i madh, sidomos pasi ata vijnë pas Europianit të Gjermanisë.

“Motivimi për këto ndeshje është dy herë më i madh pas ëndrrës europiane në Gjermani”, ka thënë Ianis Hagi për AS.ro.

Kujtojmë se të gjitha biletat për këtë duel janë shitur.

/GazetaBlic Sport/