Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar Qeverinë Kurti për propagandë.
Ai ka vlerësuar se qeveria e ka intensifikuar propagandën, duke i thënë vetes qeveria e pakorruptuar.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka numëruar disa dështime Qeverisë Kurti.
“Qeveria e Vetëvendosjes e ka intensifikuar propagandën. I thotë vetes Qeveri e pakorruptuar. Departamenti Amerikan i Shtetit ka raportuar për “korrupsion të rëndë qeveritar” (serious government corruption) në Kosovë. Kjo Qeveri ka bërë më shumë shkelje të Kushtetutës se cilado Qeveri e mëparshme, mbase më shumë se të gjitha bashkë. Sanksione ndërkombëtare Kosova s’ka pasur. Tash ka, prej qershorit të vitit të kaluar. Asnjë njohje ndërkombëtare në këto katër vite. Nesër, më 4 shtator, bëhen katër vjet prej njohjes së fundit të Kosovës, që ndodhi kur Vetëvendosje ishte në opozitë. Kosova e mori njohjen nga Shteti i Izraelit më 4 shtator 2020 në kohën kur Qeverinë e Kosovës e drejtonte LDK-ja”, ka shkruar Hamiti.
Sipas tij, me këtë qeveria, Kosova është më larg integrimeve evropiane.
“Kosova nuk ia doli të anëtarësohej në Këshillin e Evropës sivjet në pranverë. Qeveria Kurti nuk ia doli t’i bindte aleatët tradicionalë të Kosovës për këtë anëtarësim. Jemi më larg, jo më afër, integrimeve euro-atlantike se ç’kemi qenë para katër vjetësh”, ka shkruar Hamiti.


