Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri të martën në Tiranë.
Policia tha se ngjarja ndodhi në zonën e Don Bosko, në afërsi të OSHEE, ku janë plagosur me armë zjarri shtetasit K. E., 45 vjeç, dhe R. M., 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.
/Euronews Albania/


