Serbët paralajmërojnë bllokimin e pikave kufitare, ata thonë se do të zgjasë deri sa Policia e Kosovës të tërhiqet nga veriu dhe t’u kthehen serbëve institucionet e uzurpuara. Ku edhe kërkojnë nga KFOR-i, që të marrë kontrollin e veriut të Kosovës.
Lidhur me këtë çështje, në një prononcim për Gazeta Blic, është deklaruar analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ku thotë se pikat kufitare mund të bllokohen nga ana e Serbisë por jo nga ana e Kosovës.
Sipas Spahiut, me këtë veprim i bëjnë dëm komunitetit serb.
“Po. Mund ta bllokojnë nga ana e Serbisë po jo nga ana e Kosovës. Me këtë i bëjnë dëm komunitetit serb në rend të parë”, tha Spahiu për GazetaBlic.


