Ronald Koeman ishte i pakënaqur kur pa Steven Bergwijn të largohej nga Ajax për në Al-Ittihad Jeddah në këtë afat të transferimeve, gjë që e bëri atë të përjashtonte lojtarin nga kombëtarja holandeze.
Trajneri i Holandës e justifikoi vendimin me mungesën e ambicies së Bergwijn, transmeton GazetaBlic Sport.
“Steven Bergwijn shkon në Arabinë Saudite në moshën 26-vjeçare. Është e qartë se kjo nuk ka të bëjë me ambicie sportive.
Libri i tij në kombëtaren holandeze është mbyllur. Ai ndoshta e di që unë do të thoja këtë”, tha trajneri i Holandës.

/GazetaBlic Sport/


