Lajme

Ekonomisti paralajmëron zbritje të çmimeve të produkteve esenciale në sezonën e vjeshtës

09/02/2024 20:12
nga:N K

Rritja e vazhdueshme çmimeve të produkteve esenciale ka rënduar jetën e qytetarëve.

Ekonomisti Ismet Mulaj në një prononcim dhënë për GazetaBlic në lidhje me çështjen e rritjes së tyre,  ka theksuar se në sezonën e vjeshtës çmimet e produkteve esenciale priten të zbriten.

Sa i përket rritjes së çmimeve në sezonën e verës, ai thotë se çmimet mund të rriten me shkaqe të kërkesës për ushqime, pije dhe shërbime tjera.

“Rritja e çmimeve gjatë sezonit të verës është një fenomen i zakonshëm, veçanërisht në sektorët që lidhen me ardhjen e diasporës në Kosovë dhe rritjen e kërkesës për produkte esenciale. Gjatë kësaj periudhe, çmimet mund të rriten për shkak të rritjes së kërkesës për ushqime, pije dhe shërbime tjera, duke reflektuar fluksin e madh të njerëzve që kthehen për pushime”, potencon Mulaj.

Ekonomisti paralajmëron zbritje të çmimeve të produketeve esenciale në stinën e vjeshtës.

“Në sezonin e vjeshtës, me uljen e këtij fluksi dhe stabilizimin e kërkesës, pritet që çmimet të fillojnë të zbresin. Megjithatë, shkalla e zbritjes së çmimeve mund të varet nga faktorë të ndryshëm, përfshirë luhatjet në treg, rezervat e produkteve dhe politikat e çmimeve të bizneseve të veçanta”, tha ai për GazetaBlic.

Ai qytetarët i apelon të bëjnë blerje në vjeshtë përshkak të ofertave dhe zbritjeve.

“Nëse je duke planifikuar të bësh blerje, vjeshta mund të jetë një periudhë më e favorshme për të përfituar nga ofertat dhe zbritjet që mund të jenë në dispozicion”, përfundoi Ismet Mulaj.

/GazetaBlic/