Lajme

Mbyllja e komunave ilegale serbe në veri, Zeqiri: Koha që objektivat e Serbisë të çrrënjosen nga këtu

09/01/2024 18:27
nga:Genita C

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me mbylljen përfundimisht të komunave ilegale serbe në veri.

Zeqiri u shpreh referuar këtyre veprimeve, se është koha që objektivat e Serbisë të çrrënjosen nga Kosova.

“Ka ardhur koha të hiqen ato objekte të komunave ilegale serbe, ka pasur edhe më herët tentativa, po tani po bëhet. Objektivat e Serbisë duhet të çrrënjosen nga këtu”, deklaroi ai në KlanKosova.