Lajme

U plagosi shokun, 40 shqiptarë në burgun e Torinos bëhen bashkë dhe rrahun marokenin

09/01/2024 11:54
nga:N K

40 të burgosur shqiptarë janë përleshur me ata marokenë në burgun e Torinos më 30 gusht.

Mediet fqinje raportojnë se shkaku ka qenë plagosja e një prej grupit të shqiptarëve pasi u godit me thikë në fytyrë ditën e enjte (29 gusht).

Fillimisht të burgosurit shqiptarë u konfliktuan me oficerët e policisë të cilët u përpoqën t’i ndalonin, vodhën çelësat e qelive dhe më pas hynë në seksionin e 12-të në katin e tretë dhe rrahën një të burgosur maroken, për t’u hakmarrë për mikun e tyre raporton sindikata Osapp. Ndërkohë dy efektivë policie mbeten të plagosur.