Lajme

Zhduket një burrë në Prishtinë

09/01/2024 09:00
nga:N K

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është zhdukur në Prishtinë.

Rastin në polici e ka paraqitur vajza e viktimës, e cila ka treguar se babi i saj që nga e premtja nuk di për vendndodhjen e tij.

“Ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se babai i saj i cili ishte duke marrë trajtim mjekësor është larguar nga aty dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij”, ka njoftuar policia.

Sipas ankueses viktima nuk është në gjendje të mire psikike. Ndërsa rasti është në hetime.