Vedat Muriqi e ka nisur në mënyrë fantastike këtë edicion në La Liga.
Pas paraqitjes fantastike që kishte në ndeshjen ndaj Real Madrid, sulmuesi kosovar është shpallur përsëri si më i miri i ndeshjes edhe sonte ndaj Leganes, shkruan GazetaBlic Sport.
Mallorca triumfoi ndaj Leganes me rezultat 0 me 1, me Muriqin që asistoi tek goli i realizuar.
Kësisoji, Muriqi e fiton çmimin e më të mirit të ndeshjes në dy raste brenda katër xhirove.
/GazetaBlic Sport/


