Lajme

Dreshaj: Situata në Veri është e tensionuar, veprimet e ndërmarra nga Qeveria mund të sjellin deestabilizim të vendit!

08/31/2024 12:36
nga:Y I

Pas aksionit të ndërmarrë dje nga Policia e Kosovës ku u mbyllën institucionet paralele në veri të vendit, KFOR ka shtuar praninë e saj gjatë ditës së sotme mbi Urën e Ibrit.

Veprimi i ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës u cilësua i njëanshëm dhe u kritikua nga ndërkombëtarët.

Në lidhje me gjithë situatën e krijuar ka folur për “Gazeta Blic” deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj.

Dreshaj tha se situata është e tensionuar dhe veprimet e ndërmarra nga Qeveria mund të sjellin deesatbilizim të vendit.

“Situata është e tensionuar, janë veprime të cilat si duket janë ndërmarrë pa koordinim me ndërkombëtarët dhe sponsorët e pavarësisë së Kosovës. Janë veprime të rrezikshme të cilat kanë mundësi me sjell deestabilizimin e mëtejshëm të vendit” tha Dreshaj për “Gazeta Blic”

/Gazeta Blic/