Lajme

Trupa të KFOR-it krijojnë kordon në mes të urës mbi lumin Ibër

08/31/2024 10:49
nga:Y I

Në urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë, përveç automjeteve të blinduara të karabinierëve nga njësia italiane e KFOR-it, aty tani të pranishëm janë edhe pjesëtarë të kontingjentit çek.

Të njëjtit kanë krijuar një kordon në mes të urës, raporton KosovoOnline.

Kjo rritje e pranisë së KFOR-it aty besohet se erdhi pas aksionit të djeshëm të Policisë së Kosovës për mbylljen e disa objekteve të institucioneve paralele ilegale në veri.