Sporti

Kush është David Oduro, transferimi i Barcelonës në momentet e fundit të merkatos?

08/30/2024 23:17
nga:Mergim Rreci

FC Barcelona ka arritur marrëveshje me Accra Lions për transferimin e mbrojtësit të majtë, David Oduro i cili nënshkruan për tre sezone, deri më 30 qershor 2027.

Lojtari do të udhëtojë në Barcelonë në ditët në vijim për t’iu bashkuar seancave stërvitore të ekipit rezervë të Barçës, transmeton GazetaBlic Sport.

I lindur më 12 qershor 2006 në Gana, Oduro ka stërvitur në radhët e të rinjve të Accra Lions deri sa arriti në ekipin e parë në sezonin 2022/23. Që nga debutimi i tij në Premier Ligën e Ganës ai ka luajtur gjithsej 50 ndeshje, në të cilat ka shënuar një gol. Përveç kësaj, Oduro është një reprezentues U20 me ekipin e tij kombëtar.

Ai është një mbrojtës i majtë shumë i shpejtë, përveç kësaj, atij i pëlqen të bashkohet me sulmin dhe të ndihmojë skuadrën edhe në aspektin ofanziv.

/GazetaBlic Sport/