Sporti

Zyrtare: Tammy Abraham është futbollist i ri i Milanit

08/30/2024 22:13
nga:Mergim Rreci

Milani ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin e Tammy Abraham.

Ish-sulmuesi i Chelseat i bashkohet kuqezinjve në një marrëveshje të drejtpërdrejtë huazimi, pa mundësi blerjeje, kështu që do të mbetet lojtar i Milanit deri më 30 qershor 2025, transmeton GazetaBlic Sport.

Abraham bëhet nënshkrimi i pestë i Paulo Fonseca-s këtë verë, pas ardhjes së Alvaro Morata nga Atletico Madrid, Strahinja Pavlovic nga RB Salzburg, Youssouf Fofana nga Monaco dhe Emerson Royal nga Tottenham.

/GazetaBlic Sport/