Drejtori i Sassuolo, Giovanni Carnevali njofton se Nedim Bajrami është afër transferimit tek Glasgow Rangers për një marrëveshje të përhershme prej 4 milionë euro.
“Është duke u finalizuar, por ende nuk është bërë. Ne jemi duke punuar për të. Mendoj se do të arrijmë një marrëveshje së shpejti”, tha drejtori i Sassuolo Carnevali për Sky Sport Italia të premten në mbrëmje, transmeton GazetaBlic Sport.
Bajrami u transferua tek Sassuolo në janar 2022. Ai shënoi katër gola në 49 ndeshje me këtë skuadër, të cilët ranë në Serie B sezonin e kaluar.
Mesfushori sulmues 25-vjeçar ka bërë tre paraqitje në të gjitha garat me Sassuolo-n në sezonin 2024-2025.
/GazetaBlic Sport/


