Milani është në pritje të Tammy Abraham nga Roma, por kuqezinjtë do të udhëtojnë në kryeqytet për një ndeshje të Serisë A kundër Lazios me vetëm dy qendërsulmues në dispozicion, Noah Okafor dhe Francesco Camarda.
Alvaro Morata është i lënduar, ndërsa Luka Jovic ka dhimbje në shpinë, siç zbuloi Paulo Fonseca gjatë një konference për shtyp para ndeshjes të premten, transmeton GazetaBlic Sport.
Trajneri portugez konfirmoi se vetëm Okafor dhe talenti 16-vjeçar Camarda do të jenë qendërsulmuesit e Milanit në dispozicion kundër Lazios nesër.
Fonseca së shpejti do të ketë më shumë opsione në sulm pasi Milani po finalizon një marrëveshje shkëmbimi që përfshin Abrahamin dhe Alexis Saelemaekers.
Fonseca nuk ka folur për Abrahamin gjatë konferencës së sotme për shtyp teksa ka pritur njoftimin zyrtar të klubit. Megjithatë, ai sugjeroi që Saelemaekers donte më shumë kohë për të luajtur.
Ismael Bennacer është gjithashtu jashtë fushës për shkak të gastroenteritit, ndërsa Malick Thiaw ka pësuar një dëmtim në kyçin e këmbës dhe nuk ka udhëtuar në Romë me pjesën tjetër të ekipit.
/GazetaBlic Sport/


