Lajme

Haradinaj: Shteti duhet të veprojë për të zbardhur fatin e të zhdukurve

08/30/2024 14:32
nga:Y I

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se shteti ynë duhet të intensifikojë përpjekjet për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Kështu ka thënë Haradinaj me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, kujtojmë me dhimbje të thellë motrat, vëllezërit dhe fëmijët tanë ende të pagjetur. Kjo plagë e hapur kërkon vëmendje urgjente, andaj shteti ynë duhet të intensifikojë përpjekjet për zbardhjen e fatit të tyre. Në këtë drejtim, ne do të punojmë pa pushim për drejtësi, duke bashkëpunuar ngushtë me partnerët ndërkombëtarë”.

Shkrimi i plotë: