Lajme

Emisari Sarrazin në LDK, Abdixhiku: Nga 9 shkurti, do t’i japim rëndësi Procesit të Berlinit

08/29/2024 17:28
nga:Sh R

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se e ka pritur në takim emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Në një postim në Facebook, Abdixhiku ka deklaruar se në prag të 10 vjetorit të nisjes së Procesit të Berlinit, diskutuan për rëndësinë e participimit të Kosovës aty, dhe mundësitë e mëdha ekonomike që rrjedhin për Kosovën.

“Si LDK, kemi mbështetur dhe mbështesim në plotni këtë proces, siç dhe presim nga Qeveria në largim përmbushjen e obligimeve finale në këtë drejtim duke mos dëmtuar pozicionin tonë aty. Nga 9 shkurti, do t’i japim prioritet jo vetëm kësaj nisme strategjike, ku Kosova ka vend e rol të barabartë me shtetet e tjera të rajonit, por dhe secilit proces tjetër integrues e konsolidues që ka ngecur për 4 vite rresht – fillimisht duke rikuperuar pozicionin tonë të rënduar e më pas duke avancuar drejt qëllimeve tona historike”.

“Në qeverisjen time, konsolidimi shtetar dhe interesat e Republikës nuk komprometohen me vendime populliste!”, ka thënë Abdixhiku.