Lajme

FSK bashkë me Forcat e Armatosura të Turqisë, trajnohet për operacionet e “Betejës”

08/29/2024 15:31
nga:Sh R

Forca e Sigurisë së Kosovës, ka realizuar trajnimin bazik për Betejë në Regjimentin e dytë të Forcave Tokësore.

Kjo u bë në bashkëpunim me Forcat e Armatosura të Turqisë, në kuadër të ngritjes së kapaciteteve luftarake.

“Republika e Turqisë në vazhdimësi është duke ndihmuar ngritjen e kapaciteteve të forcës së Sigurisë së Kosovës në të gjitha fushat, duke mbështetur ngritjen profesionale dhe mbështetjen teknike”, thuhet në njoftimin e FSK-së.