Sporti

Zyrtare: Navas pensionohet nga futbolli ndërkombëtar

08/29/2024 13:42
nga:L J

Legjenda e Sevillas, Jesus Navas është pensionuar pas një karriere të lavdishme tek kombëtarja e Spanjës.

Navas pritet të tërhiqet më vonë këtë sezon edhe nga futbolli i klubit, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai kishte bërë debutimin e tij në vitin 2009 kundër Skocisë dhe Euro 2024 do t’i shtohej dy triumfeve të tij të mëparshme, Kupa e Botës 2010 dhe Euro 2012.

Ai ka luajtur 56 ndeshje duke shënuar 5 herë.

Navas është lojtari i vetëm që ka fituar dy kampionate evropiane, Kupën e Botës dhe një titull të Ligës së Kombeve.

/GazetaBlic Sport