Lajme

Vdekja e foshnjës në Podujevë, Policia: U soll pa shenja në emergjencë, nisin hetimet

08/29/2024 09:56
nga:Genita C

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për vdekjen e një foshnje 2 vjeçare në Podujevë.

Sipas policisë, ajo ishte dërguar në emergjencë nga familjarët pa shenja jete.

“Podujevë / 28.08.2024 – NN. Një foshnje është dërguar në emergjencë pa shenja jete nga familjarët. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim.