Lajme

Sinani: Serbia ka krijuar listë të zezë të atyre që s’i binden pushtetit, sa herë kaloj në kufi më ndalojnë

08/28/2024 17:01
nga:Sh R

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka denoncuar organet e sigurisë të Serbisë dhe zëvendëskryeministrin e Serbisë, Aleksander Vulin, se kanë krijuar një “listë të zezë” me emrat e atyre që i konsiderojnë si të padëshiruar nga qeveria serbe.

Sinani në një reagim të saj ka përmendur faktin se çdo herë që kalon kufirin në mes të Kosovës dhe Serbisë ndalohet pa asnjë arsye të justifikueshme, në disa raste deri në një orë.

Sipas kryetares së Preshevës, kjo nuk është rastësi por një përndjekje e orkestruar për të frikësuar zërat kritikë dhe ata që luftojnë për të drejtat e shqiptarëve.