Lajme

Meta: Asnjë Qeveri nuk ka bërë më shumë për Shëndetësinë

08/28/2024 14:12
nga:N K

Kryeministri Kurti të martën paralajmëroi se Ligji për sigurimet shëndetësore mund të miratohet në mbledhjen e ardhshme të qeverisë, pas së cilës do të ndjekë procedurat në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

E këtë të mërkurë qeveria miratoi projektligjin për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Kryeministri Albin Kurti tha paraprakisht se ky vendim do ta përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve.

Lidhur me këtë çështje në një prononcim për GazetaBlic, u deklarua deputeti nga Lista Guxo, Burim Meta. Ai tha se sigurimet shëndetësore i presim mandatin tjetër.

Tutje ai tha se me Qeverinë e Kurtit është bërë më shumë se çdo herë tjetër për sektorin e shëndetësisë, si dhe sipas tij do të kishe qenë mirë që prej para 10 viteve të ishin sigurimet shëndetësore.

“Është bërë shumë për shëndetësinë, më shumë sesa çdo herë tjetër, ku gjendja ka qenë jo aq e mirë teknikisht dhe ligjërisht, ndoshta ka qenë e pamundur të realizohet në këtë mandat. Kishte qenë mirë qysh para 10 viteve ne me pas sigurimet shëndetësore si i vetmi vend në Evropë dhe Bjellorusia që nuk i kemi, por po vlerësojë që në mandatin tjetër t’i bëjmë, përfundoi deputeti nga Lista Guxo, Burim Meta.

/GazetaBlic/

Kadrijaj: Qeveria s’ka mbajtë asnjë premtim, me ligjin për sigurime shëndetësore po mundohet me arritë diçka për efekt zgjedhor