Lajme

I dehuri në Shtërpcë sulmon një polic jashtë detyrës, arrestohet

08/28/2024 12:04
nga:Y I

Mbrëmë në Shtërpcë një person është arrestuar në gjendje të dehur pasi në një lokal-kafiteri ka sulmuar zyrtarin policor jashtë detyrës zyrtare.

Organet e rendit bëjnë të ditur se viktimës i është ofruar tretman mjekësor në QMF-Shtërpce, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.