Lajme

Eksperti i ekonomisë: Hyrja në fuqi e Ligjit për pagën minimale, hap pozitiv, në sektorin privat lufohet informaliteti!

08/28/2024 11:54
nga:Y I

Njohësi i çështjeve të ekonomisë, Jakup Bellaqa, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se hyrja në fuqi e Ligjit për pagën minimale i cili parasheh ndryshime të shkallës tatimore në të ardhurat personale, është një hap pozitiv.

Bellaqa tha se kjo rritje reflektohet më shumë tek sektori ku paga rritet prej 6.80 euro.

“Hyrja në fuqi te Ligjit për pagen minimale me Nr.08/L-142 i cili parasheh ndyshime te shkalles tatimore ne te ardhura personale. Është nje hap pozitiv dhe reflektohet ma shume te sektori publik ku rritet paga prej 6.80 euro për arsye se paga minimale ne vler neto prej 250 euro nuk tatimohet dhe shkalla tatimore qe ka qen prej 0 deri 80 euro nuk është tatimuar dhe tash me plotsim ndyshimin e Ligjit nuk tatimohet prej 0 deri ne 250 euro dhe puntorve ne sektorin publik ju zvoglohet tatimi ne burim për paga dhe ne kontribute Pensionale” tha Bellaqa për “Gazeta Blic”.

Eksperti i ekonomisë, Bellaqa, tha se në sektorin privat përmes këtij pragu do të luftohet informaliteti.

Ai tha se kjo do të ketë impakt pozitiv edhe në rritjen e të hyrave në buxhetin e Republikës së Kosovës.

“Ndersa në sektorin privat permes ketij pragu do te luftohet informaliteti dhe punëdhensit do të detyrohen ti deklarojnë puntoret në menyre më reale dhe duke rritur vlerën e deklarimit te pages sepse e kan deklaruar jashtë realitetit. Gjithashtu do te ndikoj pozitivisht dhe do te jetë nje impakt pozitive ne rritjen e te hyrave në buxhetin e Republikes se Kosovës” tha njohësi i çështjeve të ekonomisë, Jakup Bellaqa, për “Gazeta Blic”.

Jakup Bellaqa, Ekonomist!

/Gazeta Blic/