Sporti

Zyrtare: Mikel Merino është futbollist i ri i Arsenalit

08/27/2024 17:04
nga:Mergim Rreci

Arsenali ka njoftuar për transferimin e fituesit të Euro 2024, Mikel Merino nga Real Sociedad.

Pas transferimit tëë Riccardo Califiori nga Bolonja, Mikel Arteta e ktheu vëmendjen drejt nënshkrimit të një numri 6 të ri me Merino që u shfaq shpejt si objektivi i tij kryesor, transmeton GazetaBlic Sport.

Sociedad ka hezituar të shesë yjet e tyre të çmuar këtë verë, siç dëshmohet nga transferimi i dështuar i Liverpool për Martin Zubimendin, i cili zgjati negociatat për Merinon edhe pse ai ishte në vitin e fundit të kontratës së tij.

Por Arsenali e ka përfunduar marrëveshjen, duke i paguar klubit të La Ligës 33.5 milionë euro (28.4 milionë £) me 5 milionë euro të tjera (4.2 milionë £) në shtesa të mundshme për 28-vjeçarin.

/GazetaBlic Sport/