Lajme

Premtimi i Kurtit për ndërtim të 160 çerdheve, Salihaj: Kjo Qeveri ka dështuar totalisht!

08/29/2024 14:20
nga:N K

Njohësi i sektorit të arsimit Jonuz Salihaj në një intervistë dhënë për GazetaBlic, tregon për ndërtimin e çerdheve të premtuara nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, realizimin e tyre dhe gjendjen aktuale të sektorit të arsimit në vendin tonë.

Kurti në fushatë elektorale kishte premtuar realizimin e 160 çerdheve për afat kohorë katër vjeçar, por këtë premtim njohësi i arsimit po e sheh si premtim për të grumbulluar vota.

“Premtimi ka qenë i mirëpritur sepse po të ndërtoheshin 160 çerdhe nuk do të kishim asnjë problem, unë nga fillimi kur e kam parë planin e VV për 160 çerdhe e kam shprehur opinionin tim se as nuk mund të ndërtohen dhe as nuk ka nevojë për kaq, sepse numri i fëmijëve është duke u zvogëluar në të gjitha instancat. Janë dhënë premtime sa për të marrë vota, nuk janë realizuar as 10% të këtyre premtimeve dhe kemi ardhë në këtë gjendje. Jemi në një situatë shumë të rëndë, pagat nuk janë rritur.  Ne kemi pritur shumë nga kjo qeveri, që do të bëjë një pjesë të vogël të premtimeve që i ka dhënë, por për fat të keq ka dështuar totalisht”, kritikon Salihaj.

Për më shumë detaje, ndiqeni intervistën e plotë: