Njohësi i çështjeve politike, Muhamet Kelmendi thotë se Qeveria Kurti po ikë nga çështja e hapjes së urës mbi lumin Ibër.
Kelmendi në një përgjigje dhënë për GazetaBlic thekson se, Qeveria aktuale ka marrë urdhër për këtë urë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kelmendi tutje shton se, për këtë çështje pyetet Amerika sepse shtetësia jonë lidhet me ShBA.
“Po i ikin hapjës së urës, duket se kanë marrë urdhër. Natyrisht se ShBA është motori lëvizës dhe shtetësia e Kosovës lidhet me ta. Pa këtë nuk ka perspektivë pavarësisa e Kosovës”, tha Kelmendi për GazetaBlic.
Heshtja për hapjen e urës, Izmaku: Qeveria dështoi, gjërat ndryshuan pas vizitës së shefit të CIA-s


