Lajme

Kallas në Bruksel, pret të konfirmohet nga Parlamenti Evropian si kryediplomate evropiane

08/27/2024 09:30
nga:Genita C

Kaja Kallas pret nga Parlamenti Evropian që të konfirmohet në postin e saj të emëruar si Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, si pasuese e Josep Borrell.

“Një fillim i ri: sapo kam mbërritur në Bruksel dhe mezi pres të takoj kolegët e rinj nga shërbimi diplomatik i BE-së. Javët e ardhshme do të jenë plot me takime dhe diskutime – një fokus i rëndësishëm do jetë përgatitja për seancën e konfirmimit në PE”, shkroi Kallas në një postim më të fundit në “X”.