Lajme

Moti në Shqipëri ‘kthesë’ të papritur, stuhi shiu dhe breshër

08/26/2024 22:13
nga:Lorik J

Pas disa ditësh me temperatura të larta, këtë pasdite moti në Shqipëri ka marrë “kthesë”.

Në disa qytete kanë nisur reshjet e dendura, duke shkaktuar edhe probleme me përmbytjet, siç ishte rasti në Bulqizë.

Ndërkohë, edhe në Elbasan ka breshër, duke u rrëzuar disa pemë në qytet e duke u dëmtuar disa makina.

Stuhia ka prekur edhe kryeqytetin.