Sporti

Muharrem Jashari nuk po ndalet, shënon sërish në Ukrainë

08/26/2024 20:57
nga:Lorik J

Muharrem Jashari ka vazhduar me paraqitje shumë të mira me fanellën e LNZ Cherkasyn, duke qenë protagonisti kryesor në fitoren ndaj Karpaty Lviv.

LNZ Cherkasy ishte duke humbur pas pjesës së parë me rezultat 1-0, për ta kthyer rezultatin në pjesën e dytë dhe për të fituar me rezultat 2-1.

Fillimisht Jashari asistoi te goli i barazimit që u shënua nga Gennadiy Pasich në minutën e 61-të.

Jashari arriti të shënojë golin e fitores në minutën e 77-të për 2-1.