Policia Rajonale në Ferizaj, për një javë ka realizuar 42 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.
Përmes një komunikate, thuhet se këtë operacion do ta vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndaj atyre personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës, shkruan Gazeta online Reporteri.net.
“Realizimi i urdhëresave të gjykatës gjatë javës në rajonin e Ferizajt. Policia Rajonale e Ferizajt në bazë të planit operativ realizimi i urdhëresave të gjykatave themelore, gjatë javës së kaluar prej 19-25/08/2024 ka realizuar 42 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale. Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në komunikatë.


