Lajme

Dërgohet pa shenja jete një person në spital në Dragash, familjarët thonë se përdori barna

08/26/2024 11:22
nga:Genita C

Një person është dërguar pa shenja jete në një klinikë private në Dragash.

Policia ka bërë të ditut se sipas familjarëve, ai ka përdorur një sasi medikamentesh, raporton teve1.info

“VDEKJE E DYSHUAR- Dragash 25.08.2024-20:50. Raportohet se viktima mashkull kosovar është sjell pa shenja jete në një klinikë private. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Sipas familjarëve viktima ka përdor një sasi të medikamenteve. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.”