Lajme

20 minuta pritjet te Dheu i Bardhë, në Merdarë dhe Jarinje

08/25/2024 20:05
nga:N K

Pritjet për dalje nga Kosova, përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, në Merdarë ose në Jarinje, po zgjasin deri në 20 minuta.

Në pikat tjera kufitare, pritjet për dalje janë përafërsisht pesë minuta, njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.