Dogana e Kosovës, ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra.
Kjo ka ndodhur në magjistralen Bujanocë-Gjilan, në fshatin Crep.
Automjeti ishte me targa serbe dhe vozitej nga një shtetas i Serbisë. Për këto mallra nuk ka pasur asnjë dokument përcjellës.
“Parandalohet një rast i kontrabandēs me mallra. Prishtinë më 25 Gusht 2024 Njësia e TASK FORC-ës -Lindje ( e përberë nga Dogana dhe Policia Kosovës) në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në zonën kufitare SRB-RKS. Në magjistralen Bujanocë-Gjilan në fsh.Crep është ndaluar automjet me targa serbe dhe drejtues një shtetas i Serbisë”.


