Sporti

Alisson e zbulon: Refuzova oferta nga Arabia, dua të qëndrojë tek Liverpooli

08/25/2024 14:32
nga:Lorik J

Alisson Becker ka zbuluar se ka refuzuar ofertat nga Arabia Saudite për të qëndruar në Liverpool këtë verë.

Portieri tha se pagat marramendëse që ofroheshin në Lindjen e Mesme ishin tërheqëse, duke shtuar se ai ishte “i hapur” për projektin më vonë në karrierën e tij, por prioriteti i tij ishte të zgjaste kontratën me Merseysiders.

Kontrata e brazilianit skadon në vitin 2027.

“Po, ka pasur interes. Unë dua të përmbush kontratën time dhe ta përfundoj ose të nënshkruaj një të re. Jam shumë i lumtur këtu. Familja ime është e lumtur,” tha Alisson për The Times.

“Nuk kam arritur kurrë në pikën që të flas për pagat dhe gjëra të tilla. Ishte thjesht një interes, por kur dëgjon për numrat që lojtarët e tjerë po marrin, tërhiqesh pak. Kjo është normale. Në fund të fundit, ju luani futbolli për dashurinë, është ajo që ju pëlqen të bëni, por është profesioni ynë dhe ne duam t’i shfrytëzojmë vitet që kemi për ta shfrytëzuar sa më shumë, mendoj se personalisht jam i hapur – por tani nuk është koha”, përfundoi Alisson.

/GazetaBlic Sport