Sporti

PSG nuk i jep 40 milionë euro për Lookman!

08/25/2024 13:08
nga:Lorik J

Ylli i madh i Atalantës – Ademola Lookman, nuk ka gjasa të bëjë një transferim te Paris Saint-Germain, ndonëse dëshira e tij është të forcojë parizienët.

Nigeriani është në pritje të një zhvillimi, por për momentin dy klubet nuk mund të bien dakord, pasi PSG refuzon të paguajë 40 milionë euro të kërkuara nga skuadra e Bergamos.

Transferimi i Lookman në Paris nuk ka gjasa, me klubet e tjera kryesore që janë në rresht për nënshkrimin e tij, me Arsenalin favorit për ta blerë atë.

/GazetaBlic Sport