Sporti

Zyrtare: Kjo është skuadra e re e Cikalleshit

08/25/2024 12:32
nga:Lorik J

Një aventurë e re për Sokol Cikalleshin ka nisur pas 9 vitesh të kaluara në Turqi.

Sulmuesi shqiptar është prezantuar te skuadra e Tractor F.C. në Iran, ku erdhi si lojtar i lirë pas e mbylli me Konyasporin.

34-vjeçari, i cili para pak muajsh i dha fund dhe aventurës së tij me Kombëtaren shqiptare është gati për një kapitull të ri në Iran.