Sporti

Thjesht i pandalshëm, ky është rekordi i madh që Haaland e theu në Premierligë

08/25/2024 09:27
nga:Lorik J

Erling Haaland, regjistroi një tjetër arritje të madhe në Premier League, duke lënë pas një sërë sulmuesish legjendar që u ngritën në elitën angleze.

Norvegjezi shënoi një hat-trick në fitoren 4-1 të Citizens ndaj Ipswich, i shtati i tij në Premier League.

Haaland është futbollisti që e ka arritur më shpejt këtë numër, duke e arritur në vetëm 68 ndeshje.

Nga shtatë të tjerët – Alan Shearer shënoi hat-trickun e tij të shtatë në Premier League në ndeshjen e tij të 119-të. Pasuan Harry Kane (134), Robbie Fowler (175), Michael Owen (185), Sergio Aguero (200), Thierry Henry (220) dhe Wayne Rooney (472).

/GazetaBlic Sport