Lajme

Prishtinë: Një personi i dëmtohet vetura nga plumbi “qorr”

08/25/2024 08:32
nga:Genita C

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje një person ka raportuar se nga një plumb qorr i është dëmtuar vetura.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ku kanë konfiskuar një predhë.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh.