Lajme

Konvertimi i patentë-shoferëve, Sveçla: Falënderoj të gjithë qytetarët për bashkëpunimim!

08/24/2024 21:57
nga:Y I

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka falënderuar qytetarët serbë për konvertimin e patentë shoferëve nga ata ilegalë të Serbisë në zyrtar të Kosovës.

Sveçla ka thënë se i është mirnjohës stafit të Agjencisë së Regjistrimit Civil për punën e palodhshme gjatë kësaj kohe.

“Me 6509 aplikime në gjithë Republikën e Kosovës përfundon afati i konvertimit të patent shoferëve nga ata ilegal të Serbisë në zyrtar të Republikës së Kosovës. I falënderoj të gjithë qytetarët për bashkëpunimim dhe zbatimin e vendimit tonë. U jam mirënjohës stafit të Agjencisë së Regjistrimit Civil për punën e palodhshme gjatë kësaj kohe e në vazhdimësi” shkruan Sveçla duke shpërndarë postimin e kryeministrit Kurti raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë: