Lajme

Aksidentohet për vdekje me motor një 33-vjeçar shqiptar në Kretë

08/24/2024 19:01
nga:Y I

Një 33-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Kretë të Greqisë, pas një aksidenti me motor.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së djeshme në zonën e Alikianos, shkruan Tch.

Pas një feste në zonë, 33-vjeçari ka humbur kontrollon e motorit më të cilin udhëtonte duke u përplasur me një shtyllë të energjisë elektrike.

Shqiptari ishte rritur në Greqi dhe banonte në zonën e Vatolakkos.